Flamurtar, të duhet Bregu!

Vetëm një humbje, në Korçë, bilanc i shkëlqyer, në një kohë që viti thuajse ka përfunduar, por megjithatë barazimi në Gjirokastër dje nuk mund të konsiderohet një rezultat i mirë për Flamurtarin. I pranueshëm, po, por jo si një fitore, pasi nuk është Luftëtari i vjetshëm dhe në këtë moment gjirokastritët janë në vështirësi të mëdha, me një skuadër të pakompletuar, që po pret me padurim janarin për ndërhyrje në merkato. Janarin e presin edhe në Vlorë, u duhet cilësi në mesfushë, por ndërkohë bilanci në sulm është për të ardhur keq.
Bushiç ka bërë maksimumin, ka shënuar 6 gola, nga të cilët 4 kanë qenë të parët në ndeshjet e Flamurtarit, por Duro me siguri është i zhgënjyer nga rendimenti i të tjerëve, duke nisur nga Danilo Alvesh, 1 gol këtë sezon, edhe pse gjithnjë titullar. Kamara e Ardit Hoxhaj, një gol në total, por kanë luajtur më pak, sidomos Hoxhaj, që shpesh bën mesfushorin dhe taktikisht është mjaft i rëndësishëm. Problemi është se Bushiç nuk po merr shumë pasime dhe kush ka parë ndeshjen e djeshme, e ka kuptuar se Flamurtarit i mungon një lojtar si Dejvi Bregu. Vlonjat, i larguar nga Vlora sepse nuk i dhanë mundësi të tregonte sa vlente, sulmuesi anësor shënoi 9 gola vjet në Superiore dhe ka mbërritur në kuotën e 4 golave këtë sezon, ndërkohë që specialiteti i tij janë asistet. Sezonin e shkuar përfituan të gjithë prej tij, këtë sezon Luftëtari është dobësuar dhe Bregu duket sikur po lufton me mullinjtë e erës. Dje shënoi, por dha edhe pasime me shumicë, që nuk u shfrytëzuan. Nuk është faji i tij. Në rolin e tij, në të majtë të sulmit, te Flamurtari luan Danilo Alvesh. Me siguri Duro do ti ndërronte kokë më kokë me gjithë qejf.
Natyrisht, nuk është e lehtë të marrësh një lojtar të tillë në janar dhe ka shumë pengesa, duke nisur nga kontrata e lojtarit dhe nga vullneti i tij dhe i Luftëtarit, por nëse ekziston qoftë edhe një dritare e vogël, Idrizi duhet ta provojë. A ka mënyrë më të mirë për të mbushur stadiumin? Vlonjatët duan lojtarë vlonjatë. Vlora nuk po prodhon më yje, por Bregu është një i tillë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online