Largimi i Peter Pakultit nga drejtimi i Kukësit bëri jehonë dhe në mediet austraike. Media online “heute.at” shkruajti në lidhje me largimin e teknikut austriak. Në një shkrim të shkurtër bëhet me dije se numri një i stolit u shkarkuar nga klubi verilindor vetëm pas 6 muajsh.
“Kukësi nxjerr Pakultin nga dera. Pas vetëm gjysmë viti, klubi shqiptar i Kukësit ndahet nga Peter Pakult. Klubi konfirmoi se ata nuk gjetën gjuhën e përbashkët në terma ekonomik. 58-vjeçari u afrua në janar dhe udhëhoqi klubin në vendin e dytë.
Në 23 ndeshje me austriakun në krye, Kukësi fitoi 11, barazoi 8 dhe humbi 4. Arsyeja kryesore e largimit është ndeshja e parë e Champions League kundër kampionëve të Maltës që u mbyll me rezultatin 0-0″, – shkruhet në artikullin dedikuar Pakultiti.