Verilindorët kanë mbërritur në Antalia mesditën e sotme, por nuk ka pushim për lojtarët. Stafi teknik me në krye Peter Pakult ka nisur përgatitjet menjëherë. Lojtarët kanë kryer një seancë shtrydhëse, e cila ka zgjatur për afro 60 minuta. Më pas të gjithë futbollistët i janë drejtuar hotelit për t’u çlodhur. Binte në sy prezenca e Donjet Shkodrës, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën.