Kukësi niset për Ohër, merr edhe shqiptaro-maqedonasin e Mamurrasit

Pasi prezantoi dje sulmuesin Alijev dhe anësorin e mesfushës Peposhi, Kukësi është nisur sot paradite për në Ohër, pasi ka planifikuar 15 ditë fazë përgatitore në Maqedoni, para startit të sezonit, me Superkupën e Shqipërisë. Ekipi verilindor do të akomodohet në hotel “Granit”, ndërsa do të zbresë në fushë që sot pasdite për stërvitje.

Në grupin e lojtarëve që kanë udhëtuar për në Ohër ka disa risi, ku bie në sy edhe emri i mesfushorit Valon Etemi. 19-vjeçari është prej një viti në Shqipëri dhe sezonin e fundit luajti me Mamurrasin, ku spikati, duke qenë titullar në 21 ndeshje dhe duke bërë figurë shumë të mirë, edhe pse në një ekip me shumë probleme, që u bë e ribë disa herë, derisa ra nga Kategoria e Parë. Etemi u provua ditët e fundit te Kukësi dhe e bindi trajnerin Mlladen Milinkoviç, i cili e ka marrë me vete në Ohër, ashtu si mesfushorin e ardhur nga të rinjtë e Tiranës Kristi Joti, por edhe disa të rinj të klubit, ku risia është Kevin Kumanova, i cili deri tani nuk kishte qenë pjesë e ekipit të parë. Nuk e ka kaluar provën mesfushori afrikan Gilmor, i cili nuk do të jetë në Ohër. Për sa i përket merkatos, priten edhe dy futbollistë: Albi Alla dhe një qendërmbrojtës afrikan, i cili pritet të bashkohet me grupin në Ohër, më 18 gusht.

LISTA PËR NË OHËR

Koliçi, Koci, Hasanbelli

Hallaçi, Memini, Idrizi, Hoxha, Shameti, Imami

Peposhi, Zeqiri, Musolli, Shtubina, Elton Kale, Naser, Etemi, Koldashi, Zylyftari, Duraku, Kristi Joti, Kumanova

Guri, Elis Bakaj, Alijev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *