Kukësi është nisur për në Antalia, ku do të zhvillojë fazën përgatitore të janarit. Në listën e skuadrës kuksiane është shtuar Donjet Shkodra, por edhe disa të rinj, si Valdrin Hallaçi, i biri i shefit të klubit, Jonuz Hallaçi.
Ndërkaq, në Antalia do të bashkohen me skuadrën shumë lojtarë të cilët do të provohen, para se trajneri Pakult të vendosë cili vlen.