Java e re do të sjellë dhe nisjet e përgatitjeve për dy ndeshjet e ardhshme që do të luhen në harkun kohor të pak ditëve. Të mërkurën, Kukësi do të nisë aventurën në Kupën e Shqipërisë, ndërsa në fundjavë do të ketë përballjen me Partizanin. Dy sfida të ndryshme, për sa i përket nivelit. Të mërkurën, mësohet se tekniku serb do t’u japë mundësi lojtarëve të rinj, që nuk kanë gjetur minuta në ndeshjet e para, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë minutash të kufizuar për disa elementë që konsiderohen si të rëndësishëm për formacionin titullar. Kjo për faktin që ata të ambientohen me futbollin shqiptar, por dhe të arrijnë pjesën tjetër të skuadrës nga ana e gjendjes fizike, për ata lojtarë që janë bashkuar vonë me ekipin. Fakti se në fundjavë është ndeshja me Partizanin, llogaritë duhet të bëhen mirë, sepse kundërshtari është shumë i rrezikshëm.