Kukësi nis grumbullimin dhe publikon agjendën

Kukësi do të luajë nesër ndeshjen parë të raundit të dytë në kualifikueset e Champions League. Skuadra e Armando Cungut do të ndeshet me kampionët e Azerbajxhanit, Karabakun, ku aktivizohet dhe Ansi Agolli. Pak minuta më parë, skuadra kuksiane ka publikuar dhe agjendën e dy klubeve për ditën e sotme në “Loro Boriçi”.

Bie në sy fakti se me ekipin e Kukësit në grumbullim janë të gjithë lojtarët dhe jo vetëm 18 lojtarët që do të jetë nesër në dispozicion të stafit teknik.

“Kukësi është nisur nga Tirana drejt Shkodrës. Skuadra, stafi dhe lojtarët fillimisht do të akomodohen në një prej hoteleve kryesore të qytetit. Pas akomodimit dhe një shëtitje në qytet të gjithë do të përgatiten për seancën stërvitore të mbrëmjes në stadiumin “Loro Boriçi” në prag të ndeshjes së rëndësishme me Karabak. I urojmë suksese ekipit dhe ju ftojmë të na mbështesni.

Ju bëjmë me dije se sot, në orën 17:30-18:30 zhvillohet stërvitja e Kukësit tek stadiumi “Loro Boriçi” .

Në orën 18:45 do zhvillohet konferenca e Karabakut rreth 15 min në dhomën e konferencave te stadiumi “Loro Boriçi” .

Në 19:00 është konferenca e Kukësit, po tek stadiumi “Loro Boriçi”, qe zgjat po 15 minuta.

Në 19:00 -20:00 zhvillohet stërvitja e Qarabagut tek stadiumi “Loro Boriçi”

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/1499915093487166/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *