Në janar është tepër e vështirë që të gjesh lojtar me kualitet që janë pa kontratë. Gjithsesi, Kukësi e ka të nevojshme që të ndërhyrje në merkato, pasi javës pas jave trajneri Armando Cungu ka vënë në dukje se po vuan për të përzgjedhur lojtarët që do të hedhë në fushë.
Duke qenë se skuadra ka mbipopullim nga të huajt është e detyrueshme që të merren lojtarë me pasaportë shqiptare ose kosovare apo maqedonase. Drejtuesit kuksian kanë hedhur sytë nga tregu vendas, por mbi të gjitha po shihet me shumë vëmendje në kampionatin kosovar.
Verilindorët besojnë se në Kosovë mund të gjejnë jo vetëm lojtarë që do i ndihmonin në arritjen e objektivave, por që në të ardhmen mund të shihet dhe të rrisin përfitimet. Puna ka nisur, edhe pse duhet ende kohë për të ardhur dritarja dimërore e merkatos.