Skuadra e Kukësit ka një grup të kompletuar, madje mjaft mirë mund të formojë edhe dy formacione në fushën e lojës. Organika është e pasur me lojtarë cilësorë dhe futbollistët e Kukësit shumë mirë mund të zinin vend në formacionin e ekipeve të Superligës, të mos themi se do të ishin luks. Trajneri Mladen Milinkoviç do të ketë luksin të ketë një skuadër të dubluar në pozicione. Dy ekipet e Kukësit mund të jenë si më poshtë.
Formacioni A (4-4-2)
Koliçi
Hallaçi Shameti Alla Rumbullaku
Shtubina Musolli Zeqiri Naser
Bakaj Alijev
Formacioni B (4-1-4-1)
Koci
Idrizi Hoxha Memini Imami
Kumanova
Kale Koldashi Peposhi Etemi
Guri