Kukësi kundër Karabakut me mendje te mesazhet e Gjicit, detajet e ndeshjes

“Nuk jam aspak i kënaqur. Jam shumë i zhgënjyer me ekipin, afrimet dhe gjithçka tjetër”, – shprehej me të madhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pas kualifikimit me Valetën. Nuk ka faj numri një i klubit, pasi u kualifikua me dorë në zemër nga modestët maltezë, ndërsa pretendimet e tij janë për shumë më tepër.

“Dua të bëni kthesën dhe të tregoni se sa vleni”, – kritikoi ashpër ekipin e tij presidenti. Takimi i radhës është kundër Karabakut. Një prej atyre sfidave që duhen shijuar në maksimum, pasi përballemi me një kundërshtar elitar. Safet Gjici nuk është prej atyre që kënaqen me pak, pasi ka kërkuar kualifikimin kundër Austrisë së Vjenës, Trabzonsporit, Legia Varshavës dhe Sherif Tiraspolit, Karabaku është i radhës. 11 ne, 11 ata, topi dhe fusha e barabartë…

Skuadra e ka të qarta se në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions Leagues, që do të zhvillohet me datë 25 korrik, prej orës 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër, duhet të synojë mrekullinë. Trajneri Armando Cungu ka mundësinë të rishkruajë historinë, përballë tifozerisë shkodrane mund t’ia dalë. Pse jo? Të gjithë do jemi me Kukësin atë ditë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *