Kukësi kujtohet dhe zyrtarizon Cungun si trajner

Ashtu siç është njoftuar ditën e djeshme, trajneri i Kukësit do të jetë Armando Cungu. Tekniku shkodran ka marrë sot drejtimin e skuadrës, teksa ka nisur stërvitjen në orën 18:00.

Vetë klubin e ka prezantuar Cungun përmes një postimi në “Facebook” pak minuta më parë, teksa i uron mirëseardhje duke i kujtuar suksesin e arritur në 6 vite më parë, kur ai dhe Kukësi arritën deri në raundin “play-off” të Europa Leagues.

“Në orë 18:00, në kompleksin në Pezë-Helmes, nis punën në drejtimin e pankinës së FK Kukësit trajneri, Armando Cungu.

Cungu, zëvendëson ish-trajnerin Pakult, të cilit klubi i Kukësit nuk i rinovoi kontratën.

Cungu rikthehen tek Kukësi pas 6 vitesh pasi më parë, në edicionin 2012-2013 nën drejtimin e tij Kukësi u shpall nënkampion i Shqipërisë, duke e çuar skuadrën deri në turin e katërt të Europa League-s.

Sfida e parë e trajnerit Cungu, është kalimi i turit të Champions League, ditën e martë në Valeta të Maltës.

Kukësi i uron suksese ne këtë sfidë”, përfundon postimi i Kukësit.

Njoftimi i Kukësit ka ardhur vetëm pak minuta para se trajneri i ri të niste stërvitjen.

 

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.532016900276995.1073741840.313559492122738/1487075621437780/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online