Kukësi kthehet në atdhe, pritje pa fund në aeroport

Verilindorët i kanë dhënë fund përgatitjeve në Slloveni dhe deri në datën 12 do të stërviten në Shqipëri për ndeshjen e parë me Valetën, që do ta luajnë në “Loro Boriçi”. Kuksianët qëndruan për më shumë se 2 javë në Slloveni ku zhvilluan dhe disa miqësore, megjithatë faza përgatitore është në fund dhe sot të gjithë janë nisur për në Tiranë.

Gjithsesi, një rrugëtim mjaft i lodhshëm për Kukësin që po has vështirësi në kthim, kjo për faktin se në aeroportin e Lubjanës është shtyrë fluturimi për disa orë dhe lojtarëve së bashku me stafin teknik u është dashur që të presin deri në medito për t’u nisur.
PËRGATITJET NË SHQIPËRI
Kukësi është stërvitur në Pezë Helmëz këto vitet e fundit, për faktin se atje kanë terren me bar artificial siç ka dhe stadiumi i Kukësit. Gjithsesi, duhet parë se ku do të përgatiten kuksianët këto ditë para ndeshjes me Valetën, për shkak se stadiumi “Loro Boriçi” ka një tapet natyral dhe me shumë gjasa kjo do të jetë një kërkesë e vetë trajnerit menjëherë pasi të mbërrijë në Tiranë.

Në të shkuarën Kukësi para ndeshjeve të Europës ka zgjedhur terrenet e klubit të Tiranës për t’u stërvitur, megjithatë këtë radhë mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *