Në Superiore ajo që mund të veçohet është se shënohen shumë pak gola dhe skuadrat vuajnë shumë në repartin e avancuar. Mungesa e sulmuesve është një problematikë që shihet çdo edicion dhe shumë pak skuadra kanë nga një “bomder” që të garantojë një “thes” me gola siç thuhet në gjuhën e përditshme.
E veçanta tek Kukësit është se për sulmues në përgjithësi nuk është se kanë vuajtur shumë, pasi në të shkuar kanë pasur gjithnjë një lojtarë me shumë cilësi si pikë referimi në majën e sulmit, që kanë shënuar mbi 15 gola. Sigurisht që lojtar si Pejiç, Cikalleshi, Emini, Guri apo dhe Bakaj pak skuadra kanë luksin t’i kenë në skuadër.
Edhe këtë edicion verilindorët duket se e kanë gjetur “shpëtimtarin” e sulmit. 4 gola në 4 ndeshje nuk janë pak për një sulmues. Rexhinaldo është kthyer në njeriun “gol” tek Kukësi. Sulmuesi nga Mozambiku ka qenë vendimtar në dy fitoret e fundit të Kukësit, duke shënuar 3 herë në portën e Tiranës dhe golin e vetëm në ndeshjen me Teutën.
28-vjeçari është një nga pretendentët për të fituar “Këpucën e Artë”, por në të njëjtën kohë Kukësi po kalon varësi ndaj tij, pasi pjesa tjetër e skuadrës nuk po mundet që të shënojë. Në total verilindorët kanë shënuar 5 gola, dhe realizmi i vetëm i golit tjetër mban firmën e Uilliam Kordeiro Melos. Rexhinaldo po kthehet në liderin ri të Kukësit dhe të ruajë traditën e të shkuarës, por duhet kujdes dhe nga varësia!