Kukësi i Gegës gjuan larg, zyrtarizon ish-kapitenin e moshave të Portugalisë që ka dalë nga Porto

Kukësi i Skënder Gegës po vazhdon që të përforcohet me elemente cilësor që janë të panjohur për Superioren. Pak minuta më parë u zyrtarizua afrimi i Tiago Ferreira. Mbrojtësi 29-vjeçar vjen nga një aventurë e fundit në Iran, ndërsa ka qenë pjesë e Craiova, Zulte dhe Madeira. Lojtari në fjalë ka dalë nga akademia e Portos, ndërsa ka mbajtur shiritin e kapitenit te moshat e Portugalisë, pa debutuar dot në ekipin e parë.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi portugez Tiago Ferreira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ferreira është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku edhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Tiago Ferreira dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Bem vindo Tiago!”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online