Kukësi i Gegës dërgon njerëz në stadiumin e Bullgarisë, shohin nga afër sesi mundet Slavia

Kukësi do të ndeshet me Slavian e Sofias për turin e parë të Europa Ligë, në 27 gusht. Për të qenë sa më të sigurtë, duke marë shkasë dhe nga ngjarjet e pazakonta që ndodhën me ekipet kosovare, klubi verior vendosi të mos e luante ndeshjen përgatitore përballë Kastriotit për të shmangur çdo risk të mundshëm të përhapjes së COVID-19.

Ndërsa Slavia Sofia luajti ditën e djeshme përballë Lokomotiv Plovdiv, një sfidë e cila ishte e vlefshme për ligën bullgareze. Kjo ndeshje përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kundërshtarëve të Slavia Sofia. Kukësi kishte dërguar një njeri të besueshëm në stadiumin bullgar, për të parë nga afër mënyrën sesi luajnë lojtarët kundërshtar të klubit të Skënder Gegës. Me këtë humbje dhe informacione të mara mbi lojën e Slavia Sofia, Kukësi mund ta ketë më të lehtë për ta përgatitur ndeshjen dhe pse jo të avancojë në fazën tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online