Kukësi fiton në sytë e … Shaqirit

Kampionët kanë zhvilluar miqësoren e parë në Maqedoni dhe kanë fituar me gola të Nasar dhe Koldashit. Aktivizohet Albi Alla

Kukësi – Labunisht    2-0
Shënues: Nasar 44’ (pen.), Koldashi 87’
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Nasar, Musolli, Zeqiri, Shtubina, Bakaj, Alijev. (U aktivizuan: Koci, Idrizi, Memini, Imami, Alla, Ethemi, Kale, Koldashi)

Kukësi ka zhvilluar miqësoren e parë në Maqedoni dhe përballë ka pasur skuadrën modeste të Labunishtit të Strugës. Kukësi nisej si superior në këtë takim, gjë që e ka treguar edhe në fushën e blertë, edhe pse goli që hapi takimin është shënuar vetëm në fund të pjesës së parë. Pikërisht në minutën e 44-t Nasar u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe Kukësi e mbylli pjesën e parë në avantazh. Në pjesën e dytë pati shumë zëvendësime dhe ajo çka ra në sy ishte aktivizimi i qendërmbrojtësi Albi Alla, që dy ditë më parë nënshkroi kontratën e re me Kukësin. Prej minutës së 46-të ai u hodh në fushë nga trajneri Mlladen Milinkoviç, që e donte me çdo kusht mbrojtësin në skuadër. Për të ardhur te goli tjetër i takimit u desh kohë, pasi Koldashi realizoi në minutën e 87-të të takimit. 2-0 dhe gjithçka u mbyll me fitoren e pastër të kampionëve.

ARTIM SHAQIRI – Ndeshjen e djeshme e ndoqi edhe ish-trajneri i Kukësit në sezonin 2014-2015, strugani Artim Shaqiri, i cili nuk e drejtoi deri në fund të kampionatit skuadrën verilindore. Në muajin prill ai u largua, ndërkohë që e kishte dërguar ekipin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Shaqiri ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e drejtuesve të Kukësit, ndërkohë që pas ndeshjes nuk ka munguar edhe një foto me shefin e klubit, Jonuz Hallaçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *