Kukësi “fiton” dhe një betejë, i mbërrin përforcimi i fundit

Skuadra e Kukësit do të luajë sot kundër ekipit të Torpedus, prej orës 19:00, në Gjeorgji. Një sfidë që mori një goditje të madhe përpara fillimit të saj, pasi pala gjeorgjiane u mohoi vizat futbollistëve të Kukësit duke lënë në shtëpi Valon Ethemin dhe Edis Malikin, ndërsa vuajtën pafund portierin Faton Maloku dhe sulmuesi Artur Rexhinaldo.

Ekipi verilindor publikoi një foto ku shihej Rexhinaldo që iu bashkua ekipit. Afrikani mbërriti sot në hotelin ku u akomodua ekipi dhe mund të aktivizohet. Lojtari është shumë i lodhur, pasi ka kaluar momente shumë stresuese në lidhje me marrjen e vizës, por më në fund iu bashkua verilindorëve.

Presidenti Safet Gjici, por dhe trajneri Armando Cungu në deklaratat e tyre para ndeshjes kanë akuzuar palën gjeorgjiane për mosorganizim të ndeshjes. Klubi verilindor ka ndërprerë çdo komunikim me klubin e Torpedos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *