Hetimi në Austri në lidhje me miqësoren verore Dinamo e Moskës-Kukësi nuk ka përfunduar. Edhe pse është zvarritur pa fund, për arsye ta punës voluminoze, hetimi nuk është mbyllur, njoftin “kurier.at”.
Në fakt, prova serioze nuk ka dhe gjithçka pritet të marrë fund shpejt, por për lojtarë e drejtues të Kukësit mund të ketë paralajmërim, pasi mbeten shumat e luajtura në tregun e basteve dhe disa fraza të dyshimta zbuluar në telefonatat e lojtarëve të Kukësit, si “Ia dhamë arbitrit”, apo “Ia hodhëm edhe UEFA-s”.
“Sport Ekspres” ka kontaktuar presidentin e Kukësit Safet Gjici për këtë histori dhe ndër të tjera ai tha: “Janë të gjitha përralla. Nuk e di fare çfarë kanë zbuluar, nuk kanë nisur asgjë te ne. Gjithsesi, avokatët e klubit e kanë ndjekur çështjen dhe padia për shpifje e njollosje imazhi mbetet në fuqi, të shohim kush do ketë ta drejtë”.