Kukësi e zëvendëson Naserin me nigerianin që u provua edhe te Vllaznia

Nga Siraj Naser, te Samuel Gilmor. Brenda pak orësh Kukësi ka bërë rokadë në skuadër, me dy mesfushorë të të njëjtit rol dhe të të njëjtës prejardhje, sepse të dy vijnë nga Izraeli.

Ndryshimi i madh? Naser paguhej 9.000 euro në muaj, një çmenduri, ndërsa Gilmor është një djalosh 21-vjeçar pa pretendime financiare.

Prej dy sezonesh në Izrael, Gilmor luajti te Hapoel Akre para dy sezonesh (29 ndeshje e dy gola) dhe zbriti në divizionin e dytë sezonin e shkuar, me Hapoel Petah Tikva , ku në fakt luajti shumë pak, vetëm 11 ndeshje kampionati, me një gol.

Para disa javësh Gilmor erdhi në provë te Kukësi, por nuk kishte vend dhe iku në provë te Vllaznia. Tani, me largimin e Naserit, Kukësi ka rithirrur nigerianin me fat, që gjen vend në ekip.

Në një prononcim për sajtin e klubit, ai shprehet mjaft i kënaqur për arritjen e marrëveshjes me verilindorët. “Jam shumë i gëzuar që arrita të firmos me Kukësin. Kam kaluar ca ditë këtu dhe nuk është ambient i panjohur për mua. E njoh stafin teknik, i njoh lojtarët dhe kjo është pozitive për fillimin e kësaj aventure. I kam të qarta qëllimet dhe synimet e Kukësit dhe shpresoj të bëj më të mirën për këtë ekip. Dua të arrij gjëra të mëdha me Kukësin dhe të provoj shijen e trofeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *