“Kukësi e meritoi fitoren”, presidenti i nëndetëses “mesazh” Shkëmbit: Duhet analizuar, kemi bërë një Dinamo fituese

Kukësi i Longos është bukuria e këtij sezoni, teksa momentalisht prodhon futbollin më të këndshëm për syrin e shikuesve, që në fund shpërblehet edhe me rezultatet e duhura. Megjithëse me një merkato të fuqishme duke afruar shumë emra të njohur në ekip, Dinamo nuk ia del të dalë me pikë nga sfida e sotme. As muskujt e as kualitetet nuk i kanë mjaftuar këtë mbrëmje, teksa në fund të 90 minutave shifrat shënonin 0-1 për Kukësin. Në fund të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Bardhi (Dinamo): “Rezultati ishte i drejtë. Kukësi luajti me kujdes dhe e meritoi fitoren. Futbolli është me raste. Mendoj që Kukësi luajti mër mirë dhe rezultati është i drejtë. Duhet ta analizojmë këtë gjë. Ne kemi bërë një Dinamo fituese, pavarësisht rezultateve. Të shohim në të ardhmen”.

Gjici (Kukësi): “Besoj që edhe Dinamo ka një ekip shumë të mirë. Ne na duhej fitorja sot dhe e bëmë këtë. Loja e ekipit të Kukësit këtë sezon është komplet ndyrshe. Ka sistem tjetër loje dhe na pëlqen të gjithëve. Janë lojtarë të rinj dhe duan kohën e vetë të vijnë aty ku duhet. Është shpejt të themi a do jemi ne kampionë. Normalisht që ekipi është ndërtuar për kampion. Edhe ekipet e tjera kanë bërë investime.

Në fakt, nëse do të plotësohen kushtet, pra nëse fusha do të marrë veten, besoj se përurimi i stadiumit do të bëhet me Tiranën. Do të ishte mirë dhe është në dëshirën tonë që të përurohet me Tiranën. Gjithsesi duhet të presim çfarë do të na thonë specialistët. Longo meriton notën 10, sepse ka fituar. Punë ka, gjithsesi, duhen përmirësuar shumë gjëra. Ka lojtarë në stol që nuk janë provuar akoma. Deri tani është mirë dhe besoj se me këtë sistem loje jemi të kënaqur të dy”.

Tafas (Kukësi): “Ndihem i lumtur me veten kur bëj performanca të mira. Më thanë prapë heroi, por nuk e ndjej veten hero. Është thjesht një paraqitje e mirë që vjen nga stërvitja. Edhe vjet kemi qenë grup i mirë por nuk na ka ecur. Këtë vit është merita e trajnerit për këtu ku jemi. Është ideologjia e trajnerit që më ka ndihmuar të punoj e të mendoj shumë ndryshe. Kjo duket edhe në fushë”.

Shkëmbi (Dinamo): “Ishte një moment gabim shpërqendrimi i mbrojtjes. Duhet ta zgjidhim. Po e kontrollonim lojën gjatë atyre minutave. Pavarësisht se u munduam, kontrolluam gjithë lojën, u munduam për të barazuar, nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë. Në futboll nuk ka asnjë që ta ketë skuadrën në 100% e të dalin të gjitha. Jam i kënaqur me skuadrën. Në minutat e para mund ta kishim nisur në avantazh, por nuk ia arritëm. Futbolli kështu e ka. Rastet që të jepen mund edhe të mos i shënosh.

Nuk mendoj që e humbëm ndeshjen në 25 minutat e para. E humbëm vetëm ato pak sekondat e golti. Pjesa tjetër ishte gati perfekt. Patëm raste për të shënuar. Kundërshtari nuk na rrezikoi shumë. Të mos harrojmë se kundërshtari në ndeshjet e tjera shënon shumë gola. Nuk do më pëlqente që lojtarët të vuajnë ndeshjen e tyre të parë në Tiranë, sepse janë profesionist. Mund të ketë pasur ndonjë lojtar e ka pasur këtë problem. I mërzitur jam vetëm për rezultatin, jo për gjëra të tjera. Nuk e di si e prisnit ju Dinamon, por unë kështu e prisja”.

Longo (Kukësi): “Nuk e di nëse është dashuri. Por është një ndjenjë që unë ndihem vetë shumë i afërt me lojtarët. Po bëjmë mirë dhe për këtë ndihem shumë i lumtur. Nuk luajmë vetëm, kemi edhe një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Por ka momente gjatë sezonit kur duhet të dish të vuash. Sot vuajtëm sepse na duheshin 3 pikët. Nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë gol.

Ndryshimet mes Ksanthit dhe Kukësit? Nuk është shumë e ngjashme. Mentaliteti ndoshta po, por loja jo. Te Ksanthi kishim më shumë mbajtje topi, ndërsa këtu përdorim më shumë vertikalizime. Sa i përket presidentëve e doja presidentin e Ksanthit, siç e dua Safetin tani. Janë shumë të apasinuar.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online