Nës Kukësi e ka mundur Tiranën tre herë në katër ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni në kampionat, atëherë përse bardheblutë e meritojnë titullin kampion? Është kjo pyetja që shtrohet rëndomtë kur flitet për fituesin e Superiores.
Menjëherë pas takimit të fundit që zhvilluan këto ekipe dhe ku u përfundua në shifrat 1-2, llogjika e trajnerit Egbo ishte e qartë. Për të shuar dyshimet e të gjithëve, teknku i Tiranës ka rikujtuar se kampionati nuk fitohet dhe luhet vetëm ndërmjet dy ekipeve pretendente.
“Tirana nuk e luan kampionatin vetëm me Kukësin. Ne jemi me meritë në vendin e parë. Përse e meriton Tirana? Pasi ne kemi fituar ndaj atyre ekipeve që Kukësi nuk i’a ka dalë dot të marrë pikë të plota”, ishte përgjigja konçize e trajnerit të bardhebluve. /Sport Ekspres/