Kukësi e Flamurtari, në garë për talentin e Apolonisë

Te Kukësi i kanë vënë prioritet vetes të afrojnë elementë të rinj dhe me potencial. Një nga objektivat e merkatos është edhe mesfushori ofensiv Redon Mihana, i cili luan me skuadrën e Apolonisë dhe bën mirë edhe sulmuesin.

Së fundmi ai iu bashkua edhe Shqipërisë U21 dhe paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa rënë në sy. 19-vjeçari (sot feston ditëlindjen) është edhe një shënues i mirë, pasi ka arritur të shënojë 9 gola në 20 ndeshje. I riu kurbinas, i cili ka luajtur me Laçin U17 dhe më pas është zhvendosur drejt Fierit familjarisht, ka kaluar nga Apolonia U19 në ekipin e parë dhe tashmë për të ka oferta të rëndësishme.

Veç Kukësit, për shërbimet e tij ka interes edhe Flamurtari. Momentalisht Mihana është nën kontratë me fierakët dhe duhet gjetur marrëveshja me drejtuesit e këtij klubi për transferimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *