Sportingu largon Mihajloviçin: “Humbëm 300 mijë euro për faj të tij”. Serbi i çon në gjyq

Situatë absurde te Sportingu i Lisbonës, ku prej shumë javësh prodhohen vetëm lajme të pabesueshme, me sherre brenda klubit, agresione ndaj lojtarëve, kërcënime në ëhatsapp, gjyqe për prishje kontrate.

Presidenti Bruno de Karvalo ishte armiku i madh i lojtarëve që kërkuan prishjen e kontratës, por kërkesat për largim të presidentit ranë në vesh të shurdhër.

De Karvalo zgjodhi edhe trajnerin e ri, sepse më 18 qershor Sinisha Mihajloviç firmoste për Sportingun, duke u bërë trajner i ekipit luzitan, me një kontratë 3-vjeçare, me 2 milionë euro në sezon. Një trajner problematik për një klub në kaos, dukej martesa ideale për ta bërë çorap fare punën.

Megjithatë, para pak ditësh klubi vendosi të shkarkonte presidentin Bruno de Karvalo dhe vendin e tij e mori përkohësisht Sousa Cintro, deri në zgjedhjet e reja.

Vendimi i parë i klubit: Mihajloviç pushohet nga puna! Dje erdhi njoftimi zyrtar nga klubi, me presidentin Sousa Cintro që ka dalë para gazetarëve dhe ka shpjeguar arsyet e ndërprerjes së kontratës: “Mihajloviç ndryshoi vendin e përgatitjeve të ekipit, duke e çuar në Zvicër dhe duke bërë që Sportingu të humbasë 300 mijë euro. Vendosëm të mos e vazhdojmë kontratën, Mihajloviç nuk është në planet tona për sezonin e ardhshëm dhe brenda së hënës zgjedhim trajnerin e ri. Kush mendon se Sportingu është dobësuar, gabohet rëndë. Do të ndërtojmë një skuadër për kreun. Lojtarët e larguar me gjyq? Shpresoj të kthehen, disa prej tyre janë rritur te Sportingu”.

Ndërkaq, ish-presidenti De Karvalo ka lajmëruar se do të kandidojë sërish për president të Sportingut, ndërsa vetë Mhajloviç do të kërkojë 10 milionë euro dëmshpërblim, edhe pse klubi thotë që në kontratë ekzistonte një periudhë prove 15-ditore. Tragjikomike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online