Kukësi do të zgjasë kontratën me Abazaj? Mediat belge: Shihni rastin e Vranjes te AEK-u

Abazaj duket se ka rilindur sërish me fanellën e Kukësit. Sulmuesi shqiptar kaloi me bujë në kampionatin belg, në radhët e klubit të njohur të Anderlektit, por eksperienca me ta nuk shkoi siç duhet. Ndërkohë edhe huazimi te Osijek nuk rezultoi një sukses. Por në Superiore situata paraqitet krejt ndryshe për të, teksa numëron 6 gola dhe 10 asist deri në këtë moment.

Një element thelbësor në ekipin e Kukësit për këtë sezon, por bashkëpunimit mes tyre i vjen fundi në 30 qershor. Kampionati shqiptar do të përfundojë më 29 korrik dhe verilindorëve do i duhet të luajë fazën më të vështirë pa Abazajn. Një zgjatje e huazimit deri në përfundimin e sezonit do të ishte më e mira për ekipin e Shehit, por nuk duket e tillë për Anderlektin. Në Belgjikë sjellin rastin e Vranjes me AEK-un e Athinës. Klubi grek ndodhet në të njëjtën situatë dhe kërkoi zgjatjen e huazimit, por kjo dëshirë e tyre u refuzua nga skuadra e njohur belge.

I njëjti skenar mund të ndodhë me Abazajn, pavarësisht se nuk dihet nëse do të jetë pjesë e planeve të Anderlektit për sezonin e ardhshëm. Megjithatë me paraqitjet e bëra këtë vit në Superiore, ndoshta nuk do të jetë edhe aq e vështirë për sulmuesin shqiptar që të gjejë destinacionin e tij të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online