Kudo mbyllën “qepenat”, jo në vendin ku lindi futbolli! Kjo ishte “Boxing Day” më e paharrueshme, u shënuan 66 gola në 10 ndeshje

Sot është një ditë e veçantë për tifozët e futbollit, veçanërisht në vendin ku lindi ky sport. Nëse në të gjitha shtetet e tjera vazhdojnë pushimet, në Angli është dita e festës së futbollit, “Boxing Day”.

Në vitin 1860 është luajtur ndeshja e parë në histori e Boxing Day, ajo mes Sheffield dhe Hallam. Tradicionalisht po zhvillohen takimet në 26 dhjetor të çdo viti. Nga Premier League, te Championship, ligat më të ulëta dhe ato amatore, të gjithë luajnë.

Ndeshjet rregullohen në atë mënyrë që tifozët të udhëtojnë sa më pak dhe zakonisht shmanget derbet e mëdha për të mos pasur trazira në kohën e Krishtlindjeve. Por Boxing Day më e paharrueshme ishte ajo e vitit 1963, kur u shënuan 66 gola në 10 ndeshjet e Premier League, pra me një mesatare prej 6.6 golash në ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online