Zllatko Daliç do të vazhdojë të drejtojë Kroacinë, të paktën deri në verë 2018, pas kualifikimit të shkëlqyer për në Kupën e Botës. Trajneri 51-vjeçar e mori drejtimin e Kroacisë në një moment krize, pas pushimit nga puna të Ante Çaçiç në fillim të tetorit, kur Kroacia barazoi ndaj Finlandës në shtëpi dhe ishte shumë pranë eliminimit.
Drejtimin e mori Daliç dhe ish-trajneri i Dinamos sonë tregoi një guxim të rrallë, sepse e mori Kroacinë pak ditë para superndeshjes në Ukrainë, ku i duhej fitorja. Ia doli mbanë, një fitore 2-0 e çoi në play-off, ku Kroacia hoqi qafe me lehtësi Greqinë.
Tani Federata Kroate është bindur se ka gjetur njeriun e duhur, sepse Daliç ishte punësuar përkohësisht, sa për të mbyllur kualifikueset. Presidenti i Federatës, legjendari Davor Shuker, shkruan në faqen zyrtare të Federatës: “Në kualifikueset kundër Ukrainës Zllatko Daliç ka justifikuar absolutisht besimin që kishim tek ai, duke konfirmuar se ishte zgjedhja e duhur. Ramë shumë shpejt dakord në tetor, e njëtja gjë edhe tani, pasi kemi objektiv të përbashkët suksesin e kombëtares kroate. Përgëzoj trajnerin, i cili ka treguar se e meriton të konfirmohet dhe do të bëjmë gjithçka që Kroacia të përgatitet në mënyrë perfekte për Kupën e Botës”.
?HNS president Davor Šuker and head coach Zlatko Dali? agree on the future partnership, as Dali? takes #Croatia to the @FIFAWorldCup:
??https://t.co/centY8IwDx#BeProud #Vatreni pic.twitter.com/KnmfVs1bkN— HNS | CFF (@HNS_CFF) November 14, 2017