“Kuadrado dhe Bonuçi donin të na bashkoheshin”, presideti i Lacios zbulon si refuzoi lojtarët e Juventusit: Unë nuk ndjek emrat e mëdhenj

Klaudio Lotito ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku ka folur për merkaton e klubit të tij. Presidenti i Lazios ka zbuluar se Kiadrado dhe Bonuçi u vetëofruan për t’u veshur bardhekaltër, por ai ka një tjetër strategji në mendjen e tij, të cilën ia ka bërë të qartë edhe Sarrit. Sipas tij, emrat e mëdhenj jo gjithmonë sjellin rezultate, parandaj ka vendosur të refuzojë Kuadradon dhe Bonuçin.

“Mund t’ju them se Kuadrado donte të ja bashkohej, njësoj edhe Bonuçi. Unë nuk ndjek emra, përndryshe do të kisha marrë Lo Çelson dhe Paredeshin. I kam thënë Sarrit që të mos më japë emra, por pozicione që i duhen. Emrat e mëdhenj jo gjithmonë sjellin rezultate”, ka deklaruar Klaudio Lotito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *