“Kthimi te Partizani? Punë gazetash”! Jasir Asani tregon edhe çështjen e Kombëtares: Fola me menaxherin, do vijë ftesa

Jasir Asani është duke vazhduar që të kontribuojë te AIK ndërsa ka bindur drejtuesit që ta mbajnë më tepër sesa marrëveshja e parë që u mbyll me Partizanin. Pandemia do t’i prishte shumë punë këtij futbollisti dhe nisën menjëherë zërat që e dërgonin te një rikthim me të kuqtë. Në një intervistë për “Pitstop” në “Klan Maqedonia”, Asani i ka etiketuar si “punë gazetash”, ndërsa ka folur edhe për çështjen e Kombëtares.

“Kam ardhur që të tregoj vlerat e mia te AIK. Gjithçka po shkon mirë deri tani. Kam shënuar gol që në ndeshje të parë, por pandemia i ka prishur punë të gjithëve. Këtu te ne nuk bëhen analiza para ndeshjeve. Në Suedi është nivel më i mirë se në Shqipëri. Këtu mund të humbasësh nga të gjitha ekipet. Flas ende me lojtarët e Partizani si Hoxha, Trashi, Ferati.

Kthimi te Partizani? Gazetat atë punë kanë që të flasin. Unë ia lë në dorë Zotit, ndërkohë që do të tregojë të gjitha vlerat e mia deri në fund të sezonit. Bisedova dhe me menaxherin dhe presim shumë shpejt një ftesë nga Shqipëria. Nëse më fton Maqedonia? Po pse jo, por do kisha pasur më shumë dëshirë që të luaja për Shqipërinë”, u shpreh Asani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *