Arlind Ajeti është ende lojtar i lirë dhe gjatë kësaj vere janë dy emrat e ekipeve që janë lakuar më së shumti për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Krotone ka qenë opsioni më i mundshëm, ndërkohë që edhe Legia e Varshavës është përmendur.
Kur jemi në fund të merkatos, për mbrojtësin e kombëtares ka një tjetër mundësi transferimi dhe lajmi vjen nga specialisti i merkatos, Alferdo Pedula. Sipas tij, Leçe është klubi që është futur në tratativa për ta afruar në ekip.
Krotone nuk e ngroh më si pistë Ajetin dhe tanimë shanset janë reale që të arrijë një akord me klubin e ngjitur në Serinë B. Orët e ardhshme janë vendimtare për mbrojtësin, i cili ka edhe një vit kontratë me Torinon, por “demat” nuk e kanë në plane dhe do ishin të lumtur nga largimi i tij.