Kthehet përsëri në Kombëtaren gjermane, Kros përpara gazetarëve: Nuk do të ulem sërish këtu, nuk do të më ktheni plotësisht nga tërheqja

Toni Kros është rikthyer përsëri me Kombëtaren gjermane. Mesfushori i Realit të Madridit ka vendosur të japë ndihmën e tij për “pancerat” në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vendlindjen e tij në muajin qershor. Megjithatë, Krosi ka thënë në konferencën për shtyp se rikthimi i tij nuk do të jetë i përhershëm, duke nënkuptuar se nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë pas Euro 2024.

“Do të më pëlqente të kalonim një ose dy raunde me eliminim direkt. Nuk mendoj për kufij kohor. Shumë gjëra nuk janë të qarta se çfarë do të ndodhë pas Kampionatit Europian. Nuk kam as një kontratë për sezonin tjetër. Do të më duhet të qartësoj këtë gjë në fillim. Nuk do të jeni në gjendje të më ktheni plotësisht nga tërheqja. Nuk mendoj se do të ulem sërish këtu”, ka thënë Toni Krosi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/