Ironitë e jetës/ Nuk e shihte as në ëndrrën më të bukur, nga vuajtjet e Davies dhe tani kampioni i Europës

Alfonso Davies ishte padyshim një nga surprizat më të bukura të Champions League. Këtu duhet të rikujtojmë dhe njëherë super aksionin individual ndaj Barcelonës, ku pasi dribloi tre lojtarë i dha një super asist Joshua Kimmich. Sot 19 vjeçari shkruan historinë, duke u bërë lojtari i parë kanadez që fiton një trofe të Uefa Champions League.

Një arritje mjaft e madhe e lojtarit që në moshë të hershme, të cilit i është dashur të luftojë me jetën që në momentin që lindi. Familja e tij u arratis nga Liberia për t’i shpëtuar luftës civile dhe u vendos në një kamp në Ganë. Edhe në këtë vend, prindërit e Alphonsos nuk mund të qëndronin, pasi kushtet financiare ishin mizerable dhe emigruan drejt Kanadasë.

Në këtë shtet djaloshi u tregua mjaft me fat, teksa arriti të tregonte potencialin e vertë në moshën 14 vjeçare. 4 vjet më vonë Alphonso ndodhet në majën e Evropës dhe me një rekord të ri në shpatullat e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online