Sokol Cikalleshi më në fund është kthyer në fushë dhe duket se është lojtari që bën diferencën tek Osmanlispori. Skuadra nga Ankaraja fitoi dje 2-0 ndaj Gençlerbirligit dhe mori tre pikë të arta, duke iu afruar ndjeshëm zonës së mbijetesës.
Cikalleshi luajti 75 minuta dhe doli për të mos u sforcuar më shumë, sepse mungonte prej disa javësh për dëmtim. Pikë referimi në sulm, Cikalleshi si zakonisht luftoi dhe dha maksimumin, ndërkohë që kthimi i tij koincidencë me kthimin te fitorja, shenjë se prania e tij në fushë bën ndryshimin re Osmanlispori.