Nica u mund mbrëmë nga Napoli, duke luajtur shumë dobët. Faj kishte gjithë skuadra, por nuk mund të mos binte në sy paraqitja skandaloze e Mario Balotelit, i cili kundër një skuadre italiane mendohej se do të kishte motivim të veçantë.
Trajneri Lusien Favre nuk e fshehu tërbimin e tij me sulmuesin, kur pa se Kajehon shënoi për Napolin në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Baloteli ishte në mesin e fushës duke u grindur me arbitrin e katërt për një fasho të bardhë që Mario mbante në dorë.
“Mario nuk ishte fare në ndeshje, nuk u mundua aspak. Duhej ta kisha zëvendësuar më herët. Ne u përmirësuam kur futa dikë që nuk e njihte askush”, shfryu pas ndeshjes trajneri, i cili ka të drejtë, duke parë statistikat e tmerrshme të SuperMarios (Super, sa fjalë e madhe!).
Në 77 minuta lojë, Baloteli preku 20 herë topin, praktikisht një prekje çdo 4 minuta, duke e humbur 9 herë dhe duke tentuar vetëm 5 pasime, nga të cilat 4 rezultuan të suksesshme!
Les 4 passes réussies de Balotelli en 77 mins face au Napoli. pic.twitter.com/L8NN8XcQfd
— David Wall (@1DavidWall) August 23, 2017