Kthehen dy lojtarë, Skënderbeu përgatit testin e pestë

Në një sezon ku shumëçka ka nisur nga e para, Skënderbeu ka “prishur traditën” dhe vazhdon të përgatitet në Korçë për sezonin e ri. Trajneri Orges Shehi po “shtrydh” lojtarët, duke kryer nga dy seanca stërvitore në ditë, me qëllim që ekipi të marrë ngarkesën e plotë fizike dhe të jetë gati për kampionatin.

Lajme të mira për kampionët në fuqi erdhën nga infermieria, me dy futbollistë që janë kthyer të punojnë me intensitet të plot me pjesën tjetër të grupit. Ata janë Bruno Lulaj dhe Ardit Hoxhaj, të cilët kanë kaluar problemet fizike dhe janë në gjendje optimal. Ekipi do të vazhdojë stërvitjet me intensitet të plot deri të shtunën, kur do të luhet edhe testi I fundit miqësor i planifikuar nga stafi teknik.

Në fundjavë, në Korçë do të paraqitet skuadra e Besës së Kavajës. Fillimisht testi ishte parashikuar të zhvillohej në Durrës, por temperaturat e larta kanë bërë që klubet të bien dakord për t’u përballur në qytetin jug-lindor. Ajo ndaj Besës do të jetë miqësorja e pestë e Skënderbeut gjatë fazës përgatitore pas ndeshjeve me Trepça ’89, Teutës, Renovës dhe Maliqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *