Kryeredaktori turk kritikon lojën e Muçit: Kur ai është në fushë duket sikur Trabzonspori luan me frena dore

Ernest Muçi ishte temë diskutimi në programin “Spor Gündemi” të transmetuar në “Haber61 TV” . Pjesë e panelit ishin kryeredaktori i “Haber61” , Tuncay Lakot, dhe ish-lojtari dhe trajneri i Trabzonsporit, Hamdi Z?val?o?lu. Lakoti kritikoi ritmin e Ernest Muçit. Sipas tij, Trabzonspori ngjason sikur luan me frenat e dorës ngritur kur sulmuesi  shqiptar është në fushën e lojës.

“Kur Muçi është në fushë, është sikur Trabzonspori po luan me frena dore ngritur. Ata duhet të jenë më të rrjedhshë  në kalimet nga zona e dytë në të tretën, por në atë rast, është sikur nj? frenë dore po i ndalon”, ka thënë Tuncay Lakoti.

Ndërkohë, Hamdi Z?val?o?lu deklaroi se: “Nuk është puna e Muçit, unë gjithmonë e them këtë. Muçi është një lojtar me cilësi krejtësisht të ndryshme, i cili mund të jetë efektiv në zona të caktuara dhe në momente të caktuara të lojës. Ai nuk është një lojtar që vrapon vazhdimisht pas mbrojtjes ose dërgon topa pas mbrojtjes”./Sport Ekspres/