Krujf: Dy-tre lojtarë të Tiranës, gati për hapin e madh

Zhordi Krujf foli me superlativa për Tiranën pas sfidës që bardheblutë zhvilluan me Makabin. Trajneri i izraelitëve u shpreh në konferencën për shtyp, i pëlqejnë disa lojtarë të Tiranës. “Mendoj se Tirana bëri një ndeshje shumë të mirë. Bëri presing e luajti mirë. Në shumë situata ishin më mirë sesa ne dhe realisht na vunë në vështirësi. Por kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Rezultati 0-3 është ndoshta i gënjeshtërt. Me 10 vetë në 45 minuta, çdokush do ta kishte vështirë të luante. Po kështu për ne ndikoi edhe vapa. Por e përsëris, gjithçka u vendos nga kartoni i kuq.

“Në Izrael, Tirana luajti shumë lart me presing. Bëri një paraqitje shumë të mirë. Unë e pëlqej këtë lojë. Sot e kishin më të vështirë. Duhet të shënonin gola dhe patën raste për të na rrezikuar. Por në fund ishin dy ndeshje të mira. Për mendimin tim Tirana ka 2-3 lojtarë, që mund të bëjnë hapin e madh dhe të kalojnë një ligë tjetër”, u shpreh Krujf.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online