Kroacia i shkoi shumë pranë fitimit të Kupës së Botës, por u ndal në finale nga Franca. Gjithsesi skuadra nga Ballkani është paraqitur shumë mirë në edicionin e Rusisë dhe nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë zhgënjim edhe pse të vjen keq.
Sot përfaqësuesja kroate ka arritur në vendin e saj, ku është pritur në mënyrë madhështore nga të gjithë tifozët. Të “tërbuar” tifozët të cilët i kanë uruar mirëseardhjen heronjve të tyre në sheshin kryesor të qytetit.
Si stafi teknik dhe lojtarët nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale këto momente madhështore.