Kriza e rezultateve, ikën “koka” e parë te Milani

E bujshme te Milan: nëpërmjet një mesazhi në twitter, trajneri Vinçenco Montela ka lajmëruar ndarjen nga përgatitësi i tij fizik, Emanuele Marra. Mesazhi në profilin zyrtar të trajnerit, që ka argumentuar se bëhet fjalë për zgjedhje personale: “Rinisje Milan. Kam menduar gjatë se si të rrisim nivelin. Gjithçka duke e filluar nga përgatitja atletike”. Më pas, ja edhe teksti i gjatë dhe lamtumira përgatitësit: “Pas një analize të gjatë bëra vlerësimet e mia dhe, mes zonave ku mund të përmirësohemi, kam dalluar përgatitjen atletike, për të cilën vendosa të nis një plan të ri dhe nuk gjeta bindjen e plotë të ndihmësit tim, Emanuele Marra. Me Emanuelen vendosa, me zemër të thyer, që të shkëpus çdo raport profesional. E falënderoj për punën që ka bërë me mua këto vite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online