Kriza e madhe ekonomike godet Interin, nuk ka paguar ende asnjë qindarkë për transferimin e Hakimit

Achraf Hakimi është një prej lojtarëve që dallohet më tepër te Interi, duke fituar dashurinë e tifozëve zikaltër falë performancave të zhvilluara në Seria A. Me kalimin e ditëve te kjo skuadër italiane po zbulohet gjithmonë e më tepër kriza e madhe financiare. Pandemia e Koronavirusit ka sjellë dëme të mëdha në shumë skuadra, por te “Nerazzuri” është një gjëndje më alarmante.

Nënkampioni i Italisë nuk ka paguar ende futbollistët për muajt korrik, gusht, nëntor dhe dhjetor. Afati i fundit për shlyerjen e tyre është data 16 shkurt dhe nëse nuk do të përmbushet me sukses, atëherë autoritet e Serisë A do të futen në zbatim për të marrë masa drastike me ulje pikësh. Drejtuesit e klubit zikaltërt kërkojnë që ta evitojnë me çdo kusht një gjë të tillë. Megjithatë humnera ekonomike ku ka rënë skuadra është e madhe. Nga ana tjetër nuk është paguar ende asnjë qindarkë e vetme për transferimin e Hakimit.

Sipas asaj që raporton “La Republika”, Interi duhej të paguante këstin e parë prej 10 milionë eurosh në muajin dhjetor të 2020, për të mbushur arkën e klubit të Realit të Madridit. Spanjollët janë treguar të kuptueshëm pasi ishin njoftuar për vonesën e kryerjes së pagesës, duke e shtyrë afatin deri në datën 30 mars. Shuma totale e këtij operacioni ka kushtuar 40 milionë euro plus pesë milionë shtesë në formën e shpërblimeve, që krijojnë një shumë totale, me një situatë e cila ka dalë tërësisht nga duart. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online