Arsenali është mundur 2-1 me përmbysje sot në Bornemuth dhe është në pikën e vet më të ulët në dekadat e fundit.
Asnjë fitore në 5 ndeshje në vitin 2018, në vendin e gjashtë 4 pikë larg kreut, asnjë përforcim në plan dhe Aleksis Sançez është drejt largimit: më keq se kaq nuk ka ku të shkojë për Topçinjtë.
Venger ka qenë fenomenal gjatë mbretërimit të tij në Londër, më shumë për faktin se e ka pasuruar klubin me rritjen e talenteve dhe menaxhimin e shkëlqyer të një skuadre gjithnjë e më të varfër, or tashmë edhe epoka e francezit po shkon drejt fundit. Tani ose në verë, pak rëndësi ka, Arsenali duhet ta nisë nga e para.