Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Davor Shuker, është i lumtur për çmimin e fituar nga Luka Modriç, si futbollisti më i mirë i vitit dhënë nga FIFA.
Ish-sulmuesi i famshëm ka kritikuar sjelljen e Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, të cilët nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të zhvilluar në Londër. Mesfushori kroat i Realit të Madridit la pas Ronaldon dhe Salah dhe i shtoi trofeve të tij, një tjetër çmim prestigjioz.
“Nuk është momenti për të ndërprerë festën, por një ditë do ta them qartë se çfarë mendoj. Nuk mund të jesh i pranishëm vetëm kur gjithçka është fushë me trëndafila, por duhet të sillesh si zotëri edhe kur humbet”, thekson Davor Shuker për “TeleDeporte”.