Kristjan Shpendi është i pandalshëm, sulmuesi shqiptar shënon golin e 15 në kampionat

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një tjetër fitore për Çezenën dhe një tjetër mbrëmje ku Kristjan Shpendi rrëmben vëmendjen në fushën e lojës. Sulmuesi shqiptar është i pandalshëm këtë sezon. Lojtari i Kombëtares U21 ka shënuar sot golin numër 15 në kampionat.

Çezena mposhti Riminin me shifrat 0-2 në transfertë, ku goli i dytë i takimit mban autorësinë e Shpendit. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 41-të dhe vulosi fitoren e bardhezinjve. Nëse vazhdon me këtë ritëm, kalimi në një klub të Serisë A do të jetë mëse i mundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *