Para hedhjes së shortet për vazon e katërt të grupeve në Champions, UEFA ka ndarë dhe çmimin tjetër të mbrëmjes atë të sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar. Nuk ka pasur asnjë surprizë. Ylli i Realit, Kristiano Ronaldo ka marrë çmimin si sulmuesi më i mirë.
Një tjetër lojtar madrilen ka fituar çmimin si mesfushori i vitit. Në fakt pritej, duke parë se të tre finalistët ishin të këtij ekipi, Kasemiro, Kros dhe Modriç. Në fund çmimi i ka shkuar yllit të kombëtares kroate Luka Modriç.