Kristiano Ronaldo ka disa telashe për të mbyllur me ligjin në Portugali ndërsa duhet të paguajë një gjobë prej 2.500 eurosh. Djali i tij që ishte në shoqërinë e motrës së Kristianos po shijonin detin në vendlindje.
Por Kristiano Junior gjendej në një motor uji dhe kjo është e ndaluar sipas ligjit të atij vendi, pasi bëhet fjalë për minoren dhe mjeti ishte i pa licencuar. Motra e sulmuesit portugez e ka postuar videon në rrjetet sociale dhe menjëherë pasi e ka kuptuar gabimin nxitoi për ta fshirë atë. Megjithatë ishte shumë vonë pasi video u ruajt nga njerëz të ndryshëm dhe mbërriti deri në polici. /Sport Ekspres/