Çezena ka kaluar me sukses turin paraeliminator të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë janë përballur me Padovën, të cilën e kanë mposhtur me shifrat 3-1. Meritë në këtë fitore ka edhe Kristian Shpendi, i cili e ka nisur sezonin e ri me gol.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 38 të takimit, duke dyfishuar përkohësisht rezultatin. Tashmë kundërshtari i Çezenës në raundin e parë të Kupës së Italisë do të jetë Verona. Ndeshja do të luhet më 10 gusht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/