Shqipëria pësoi një “turpërim” në ndeshjen me Lituaninë, pasi skuadra jonë shihej si favorite e padiskutueshme për ta fituar këtë ndeshje. Trajnerit Edi Reja i doli ndeshje nga kontrolli, pasi lojtarët qe kishte më shumë besim u paraqitën mjaft dobët në fushën e lojës.
Ish-trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro ka shprehur pakënaqësitë e veta ndaj Rejas, pasi sipas tij italiani nuk i ka zgjedhur në mënyrë të saktë lojtarët që i nevojiteshin. Gjithashtu thekson se Kristal Abazaj e meriton Kombëtaren, teksa vendin i’a zënë lojtarë që nuk luajnë më mirë se ai. Sipas Duros, Uzuni e Roshi vuajnë stolin si pasojë e skemës së gabuar të Rejas (3-5-2). Ndiqni fjalët e thëna nga Shpëtim Duro në emisionin “Pressing”, në kanalin e ABC Neës.
“Nuk e diskutoj që Shqipëria duhet të shohë nga Superiorja. Abazaj e meritonte një vend në Kombëtare? Këtu është problemi. Deschamps thotë që e kam të vështirë, pasi ka katër kombëtare. Këtu hyn aftësia e trajnerit, jo të marrë 8 mbrojtës, 8 sulmues e asnjë mbrojtës krahu.
Kemi tetë lojtarë në Serie A, por ka nga ata që luajnë dobët. Duhet të dalin rresht. Nëse luajnë me të njëjtin përqendrim në Serie A, bujrum. Kemi dy portierët në Serie, Gjimshiti, Kumbulla e shumë lojtarë të tjerë.
Rri në stol Uzuni. Ai ka pasur ritëm loje, eliminoi Glasgou. Edhe Roshi që ka qenë aktiv me klubin e tij. Vetë trajneri e ka thënë se këta lojtarë janë viktimë e skemës. Reja është edhe i diktuar disi. Mbrojtësit që kemi luajnë me tre mbrojtës në skuadrat e tyre në Itali. Ndoshta e bën edhe prej kësaj”, tha Duro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/