Mbrojtësi i Xhenoas Domeniko Krishito i ka shpëtuar për pak minuta tragjedisë së tmerrshme që ndodhi sot në Xhenova, ku u rrëzua një urë gjigante që lidh dy autostrada të mëdha të Italisë.
Ish-mbrojtësi i Italisë ka shkruar një mesazh në Instagram, ku godet ashpër shtetin italian, për degradimin total që ka çuar në shkatërrimin e një urë me qindra njerëz mbi të.
“Po e shkruaj këtë mesazh për të qetësuar gjithë ata që më kanë shkruar mesazhe. Ishim mbi atë urë 10 minuta para se të binte, për fat.
“Jemi pranë familjeve të viktimave. Nuk është e mundur që një urë e një autostrade të rrëzohet kështu. Duhet bërë diçka për këtë vend… Njerëzit po ikin nga ky vend pikërisht nga gjëra të tilla… Kemi nevojë për siguri, kemi nevojë që dikush të bëjë diçka… Kjo situatë është e pështirë”.