Krenaria e shqiptarëve në sportin e shpejtësisë, Zendeli nënshkruan kontratën dhe hedh hapin e madh në karrierë

Lirim Zendeli është kthyer në krenarinë e të gjithë shqiptarëve, pasi është i vetmi shqiptar që garon në Formuala 2. Pikërisht ky është hapi i madh në karrierë për 21-vjeçarin, i cili tashmë ka lënë Formula 3, ku e mbylli i 8-ti në renditjen e përgjithshmë, për tu ngjitur një kategori më lart. Piloti kuqezi ka nënshkruar kontratën e tij me MP Motosport dhe në vitin 2021 do të jetë pjesë e Formula 2.

Karriera e tij është duke lulëzuar në këto momente dhe dëshira e madhe mbetet që të lërë gjurmë në këtë kategori, e më pas të synojë majën më të lartë, atë të Formula 1. Kjo e fundit është ëndrra më e madhe e çdo të “çmenduri“ pas shpejtësisë. Ndërkohë fjalët e mira nuk kanë munguar as nga MP Motosport, ku drejtuesit Sander Dorsman shprehet:

“Është një kënaqësi e vërtetë për të mirëpritur Lirimin në skuadrën tonë. Talenti i tij ishte i dukshëm për ne që nga momentu kur ai filloi të fitonte në Formulën 4 gjermane në vitin 2017. Ne punuam shumë mirë së bashku në provat e javës së kaluar dhe po pres një sezon që me shpresë do të gjejë duke sfiduar për fitore. Jam i sigurt që ai do të bëjë mirë në sezonin debutues në Formula 2“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *