“Krenari që isha pjesë”, lojtari i Tiranës jep lamtumirën: Do doja të largohesha ndryshe

Agustin Torassa i ka ndarë rrugët me Tiranën. Lojtari ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me bardheblutë, ku duket se nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e kontratës. Në letrën e Torrasës duket qartazi se dëshira e tij ishte për të qëndruar te kryeqytetasit.

“Momenti më pak i pritur mbërriti, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua që jam pjesë e historisë së këtij klubi.

Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë të ndryshme, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që ti do ose imagjinon.

Largohem me qetësinë e mendjes që kam dhënë gjithçka. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe respektin, si gjithmonë, dhe për secilin person që ishte në krahun tim gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj edhe presidentin që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vite më parë.

Do të më mungosh dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj t’ju shoh përsëri!”, shkruan Torasa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *