Krahu i djathtë i Rejës zbulon detajet, Porrini i kthehet merkatos së verës: Broja më pyeti për Napolin

Armando Broja ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton që lamë pas. Napoli ishte një kandidat serioz për të marrë shërbimet e tij, por në fund sulmuesi shqiptar zgjodhi të sfidonte veten me Chelsea-n, me të cilët rinovoi deri në vitin 2018. Serxho Porrini ka rrëfyer së fundmi se Broja i ka kërkuar informacione rreth klubit të Napolit dhe të jetës në qytet. Në një intervistë për “Calcio Napoli 24“, zëvendëstrajneri i Kombëtares kuqezi, tregon se interesi për Brojën ishte i vërtetë dhe se po shpresonte që ky transferim të ndodhte.

“Pati interes. Ai më pyeti se çfarë kishte përreth botës së Napolit dhe për klubin. I thashë vetëm gjëra të mira, sepse do të shkonte në një klub të madh dhe me ambicie. Futbolli italian është gjithmonë i vështirë për një sulmues, sepse është taktik. Me shumë mundësi Reja i dha Brojës këshillë më të mirë, duke qenë se ka jetuar në Napoli. Personalisht shpresova se mund të shkonte te të kaltrit”, ka thënë Serxho Porrini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online